Showbiz

E pa publikuar më parë/ Vëllai i Princeshës Diana poston FOTON e hershme

Shkruar nga Liberale

E pa publikuar më parë/ Vëllai i Princeshës Diana poston

Vëllai më i vogël i Princeshës Diana ka ndarë një fotografi të pa publikuar më parë. Earl Charles Spencer ndau një imazh familjar, ku shfaqej babai i tij, Earl John Spencer, njerka Raine Spencer, së bashku me Princeshën Diana, motrat Jane dhe Sarah, dhe vetë ai.

Familja shfaqet e fotografuar së bashku teksa qëndron në fund të shkallëve të Althrop House, pronës së saj në Northampton.

E pa publikuar më parë/ Vëllai i Princeshës Diana poston

Që të dy, Diana ashtu edhe Charles u rritën në shtëpinë me seli në Northamptonshire, e cila ka qenë në pronësi të familjes Spencer për më shumë se 500 vjet.

Charles Spencer, i cili është tre vjet më i ri se Princesha e ndjerë, u shpreh se fotografia është bërë në vitin 1959 rreth kohës së ditëlindjes së babait të tyre. Në atë kohë Diana ishte 27 vjeçe.

“Duke u përpjekur të kujtoj se për çfarë shërbente kjo fotografi mjaft formale familjare. Ndoshta kishte të bënte me ditëlindjen e 65-të të babait, në janar 1989?”, ka shkruar 60-vjeçari krahas këtij imazhi që është pritur shumë mirë nga ndjekësit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH