Showbiz

“E ftova tre herë për kafe dhe më refuzoi”/ Pas Eglit, Klajdi ka patur një tjetër simpati brenda shtëpisë

Shkruar nga Liberale

“E ftova tre herë për kafe dhe më refuzoi”/ Pas

Klajdi dhe G-Bani kanë patur një bisedë mjaft të qetë në dhomën ku Vëllai i Madh i dënoi, së bashku me Gjestin dhe Rozanën, për shkak të thyerjeve të rregullave.

Teksa po kryenin edhe detyrën që Vëllai i Madh u ka dhënë atyre, dy këngëtarët po flisnin për karakteret dhe sjelljet e banorëve të tjerë.

Në një moment Klajdi u ndal te Danja, për të cilën u shpreh se e ka ftuar 3 herë për kafe dhe asnjëherë nuk ka pranuar. Ai shtoi se në lidhje me këtë nuk i ka mbajtur fare inat.

Klajdi shton se i ka mbajtur inat dhe është bërë xheloz, në momentin që banorja nuk e ka uruar kur i shpëtoi nominimit ku doli Bernardi.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: O vëlla kur dikush të prezantohet parimor, të lutem mos e ndrysho. Ok e kuptoj me një njeri, e kuptoj që zgjedh një njeri të cilin unë e konsideroj…

Klajdi: E ke zgjedhur ti pra.

G-Bani: Jo, jo. Kur ti më refuzon miqësinë, ose aleancën, ose afrimitetin.

Klajdi: E kam ftuar për shembull, po marr një krahasim pa lidhje, tre herë e kam ftuar Danjën për kafe, asnjëherë nuk më ka pranuar. Nuk i mbajta inat, për atë Zot. E di ku i mbajta inat Danjës? U bëra xheloz? Natën që kalova nominimin, as më tha ‘urime’ për fasadë, qau për Bernardin. Aty jam ndjerë shumë xheloz. Të paktën për fasadë, se unë as nuk isha zënë më të. Për shembull me Bonën bëmë sherr në drekë dhe nuk folëm në darkë, ok, normale, se kisha inatin, mbajta qëndrimin. Kurse me Danjën nuk isha zënë dhe ia thashë në sy.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH