Showbiz

“Do të bënim Eglën nuse, dhëndër do ishte…”/ Françeska Murati zbulon sekretet e “BBV”: Do i martoja unë, kishim porositur...

Shkruar nga Liberale

“Do të bënim Eglën nuse, dhëndër do

Modelja Françeska Murati ka treguar për herë të parë planin e banorëve të “BBV”, për të “martuar” dy aktorët, Jul Dedën dhe Egla Cenon brenda reality show-t.


Gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, ish-banorja tha kishte porositur fustanin dhe gjitha gjërat që iu duheshin për dasmë, megjithëse plani i tyre dështoi pasi Françeska u eleminua nga “BBV”.

“Më erdhi shumë keq sepse doja ta shijoja edhe atë javë, të vazhdoja me ato gallatat e mija që tashmë janë bërë virale. Për një sekret që ndoshta ju nuk e dini. Ne kishim organizuar të bënim një dasëm aty brenda. Do të bënim Eglën nuse dhe Julin do ishte dhëndër, do e bënim si një gjë qesharake. Unë do ti martoja ata dy.  E kishim bërë plan që nëse do të vazhdoja në shtëpi, të nesërmen do e bënim si ditë pushimi që ishim. Kishim porositur fustanin dhe të gjitha por kur dola unë e lanë fare”– tha Françeska.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH