Showbiz

Big Brother Vip 3, ja cilin kërkon populli të shpallet fitues i këtij edicioni

Shkruar nga Liberale

Big Brother Vip 3, ja cilin kërkon populli të shpallet fitues i

Kur ka mbetur edhe një muaj para finales së madhe të ”Big Brother Albania Vip 3”, aktori Julian Deda mësoi se kush është i preferuar i publikut. 

I preferuari mes tij dhe Egla Cenos, dy favoritët kryesorë, sipas rezultatit të televotimit, që e ka mësuar vetëm Juli, është vetë aktori i humorit.

Sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri, pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falënderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë.

Moderatori Ledjon Liço tregoi se ky ishte rezultati më i ngushtë, me vetëm 16 vota diferencë. “Mbase është një televotim nga më të ngushtat në historinë e Big Brother mesa di unë deri më tani”,-tha moderatori Ledjon Liço.

Nuk dihet sesi do ta përdorë për lojën e tij aktori këtë informacion, edhe pse banorët aty brenda kanë nisur nga ngacmimet, por Deda u tha që ajo çfarë ndodhi në dhomën e rrëfimit është sekret.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH