Showbiz

Argumentet e Laert Vasilit, aktori tregon pse e meriton të shkojë në finale

Shkruar nga Liberale

Argumentet e Laert Vasilit, aktori tregon pse e meriton të shkojë


Aktori Laert Vasili dhe Egli Tako janë përballur me banorët e tjerë të “Big Brother VIP Albania”, teksa secili ka paraqitur argumentet e tij pse meriton të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.

Dyshja iu përgjigj pyetjeve të banorëve gjatë një momenti të rëndësishëm në shtëpi, ku secili prej tyre kërkoi mbështetjen e të tjerëve për të kaluar në fazën përfundimtare të spektaklit.

Aktori Laert Vasili theksoi se ka pasur një rrugëtim të sinqertë dhe pa strategji të fshehta.

Mendoj se e meritoj finalen sepse kam bërë një Big Brother pa ndonjë plan apo skemë. Asnjëherë nuk kam luajtur lojëra të fshehta, as nuk kam ndjekur ndonjë taktikë për të fituar
Në fund të spektaklit do të zbulohet se kush nga të dy do të jetë pjesë e finales, teksa edicioni “Big Brother VIP” po shkon drejt javës së fundit.

Finalistja e parë e konfirmuar deri tani është këngëtarja Rozana Radi. Mbetet për t’u parë kush do t’i bashkohet asaj në natën finale.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH