Showbiz

“Ajo është një shejtan…”/ Egla komenton çiftin Heidi-Romeo: Herët ose vonë surrati del!

Shkruar nga Liberale

“Ajo është një shejtan…”/ Egla komenton

Pas një debati që pati me Julian Dedën, Egla Ceno ka analizuar lidhjen e Romeo Veshajt me Heidi Bacin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Aktorja tha se Heidi është një ‘shejtan budalla që ka një nuhatje të mirë të kapë situatat në shtëpi’, por sipas saj, kjo gjë nuk e bën të duket mirë sepse shumë shpejt banores i del fytyra e vërtetë.

Egla tregoi gjithashtu se gjatë kohës kur çifti kanë qenë të ndarë, ajo e ka këshilluar Romeon që të vendosë se çfarë do të bëjë me lidhjen e tij, sepse po e nxirrte keq Heidin.

“Romeos i kam thënë një gjë për Bacin, është koha. Ajo është një shejtan budalla që kap situatat. Ka një lloj nuhatje të zhvilluar dhe ajo e manovron siç i vjen, por manovrini në këtë shtëpi nuk të nderon shumë në këtë shtëpi. Herët ose vonë surrati del. Unë i kam thënë këtij (Romeos) çfarë po bën me këtë vajzë. Sepse kjo gjatë gjithë kohës kur Romeo i afrohej për ta mbrojtur, kur ishin të ndarë lidhte shpresa tek ai. Ja thashë dje Bacit dhe ma konfirmoi. I kam thënë këtu Romeos vendos more çun i kam thënë, mere ose leje sepse këtë vajzë po e bën të bëjë një figurë shumë të keqe”- tha Egla.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH