Horoskop

Një fund korriku i mbushur me ngjarje të papritura! Si do ndikojë Hëna e re e Luanit në 12-të shenjat?

Shkruar nga Liberale

Një fund korriku i mbushur me ngjarje të papritura! Si do ndikojë

Një fund korriku i mbushur me ngjarje të papritura, mundësi të reja dhe ndryshime të mëdha po vjen për të gjitha shenjat e zodiakut! Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri zbuloi në emisionin “Shije Shtëpie” në TV Klan se si do të rrjedhin ditët e fundit të muajit për secilën prej shenjave.

Nga vendime të befasishme që mund të ndryshojnë jetën familjare, e deri te takime që mund të kthehen në histori dashurie, yjet këtë herë kanë një skenar të mbushur me tension, pasion dhe përfitime të papritura. Por, edhe paralajmërimet nuk mungojnë; kujdes me financat, udhëtimet dhe njerëzit që zgjidhni të afroni në jetën tuaj!

Cila shenjë do të përjetojë një rilindje personale? Kush duhet të ruhet nga shpenzimet impulsive? Dhe cilët janë të favorizuarit e Hënës së re në Luan?

Zbuloni më poshtë parashikimet për 12 shenjat e zodiakut.

Dashi: Duke filluar që në datën 20, fillon për ju një periudhë shumë e mirë, ku do të keni mundësi që të pushoni dhe të kaloni kohë me fëmijët tuaj, me të dashurit tuaj, por paralelisht për ju që jeni akoma në punë, mund të arrini që të realizoni diçka në atë pjesë të jetës që ka të bëjë me krijimtarinë. Hëna e re në shenjën e Dashit krijon kushtet për të përfituar dhe për të ndryshuar situatën në favorin tuaj nëpërmjet një ndihme që do të keni nga rrjeti social. Kujdes gjatë udhëtimeve; merrni të gjitha masat që të mos gjendeni të papërgatitur, nga data 19 deri në datën 21-22. Ndërkohë, për vendime që kanë të bëjnë me familjen apo shtëpinë, bëni kujdes në ditën e fundit të muajit. Gjithsesi, do të jetë një periudhë shumë e mirë, ku do të përfitoni.

Demi: Nga data 19 deri në datën 21 duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare, pasi ndoshta do të shpenzoni më shumë sesa duhet për të dashurit tuaj. Paralelisht, një kontradiktë apo një konflikt me të afërmit mund t’ju prishë qetësinë e brendshme. Nga ana tjetër, Hëna e re në shenjën e Luanit në datën 24 krijon kushte ideale për të shkuar pranë të dashurve dhe familjarëve tuaj, por edhe për të marrë vendime që kanë të bëjnë me një lëvizje vendi ose nga shtëpia. Nëse ju dalin probleme në akset kryesore të jetës, ju të lindurit në ditët e para të shenjës trajtojini me qetësi dhe shikojini si një fill të ri. Disa nga ju mund të bëjnë ndryshime në karrierë ose në punë. Me mbylljen e këtij sezoni, shtatori mbase ju gjen në një punë tjetër.

Binjakët: Është momenti që të mendoni se si do të promovoni punën tuaj, se si do të bëni ndryshime për planet që keni për të ardhmen. Është një periudhë nga data 22 e tutje ku do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, madje me Hënën e re në shenjën e Luanit mund të bëni ndryshime që kanë të bëjnë me të ardhmen, pra të ndryshoni planet. Do të udhëtoni dhe do të jeni afër miqve dhe të dashurve, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë, në marrëdhëniet tuaja personale, familjare dhe në punë. Njëkohësisht, jini të kujdesshëm se sa do të investoni për të, sa do të shpenzoni për të realizuar ato ndryshime që keni ndërmend të realizoni në shtëpi. Gjithsesi, është një periudhë ku jeni akoma mirë dhe do të nxirrni mjaft përfitime në sferën financiare.

Gaforrja: Pjesa e fundit e muajit korrik ju preokupon me financat, ku do të bëni më tepër shpenzime nga sa duhet. Duhet të jeni më të përmbajtur. Është momenti që të bashkëbisedoni për një përfitim financiar, i cili do të sjellë një ripërtëritje në të ardhurat dhe do t’i ndryshojë ato për mirë. Do të keni shanse që të udhëtoni dhe të vini afër me njerëzit e të dashurit, por kujdes nga kontradiktat që mund të fillojnë nga hiçi. Nga ana tjetër, kujdes në bisedat që do të bëni për financat, pasi mund të humbisni kontrollin.

Luani: Nga data 2 fillon muaji i ditëlindjes suaj. Në fazë ndryshimesh thelbësore jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Ndryshimet do të jenë nga çdo pikëpamje, por kryesisht kanë të bëjnë me akset kryesore të jetës. Me Hënën e re, e cila zhvillohet në datën 24 të muajit, do të shikoni se një kapitull i ri hapet për ju. E konsideroj totalisht një Hënë të re transformuese, rinovuese për ju, ku disa gjëra kanë të bëjnë me planet tuaja për të ardhmen, për jashtë shtetit, për studime, dhe paralelisht do të keni shumë mundësi që të udhëtoni. Duhet të jeni më të kujdesshëm në financa dhe në iniciativat që do të merrni për realizimin e planeve apo synimeve. Këto iniciativa mund të jenë financiare, në të cilat përfshihen njerëz të rrjetit tuaj shoqëror.

Virgjëresha: Është momenti që të veproni pak më të tërhequr, të gjeni kohën që të çlodheni dhe që të shkoni me pushime. Mund të bëni plane për hapat tuaj të mëtejshëm pas datës 11 gusht e më tej. Pas datës 23 gusht, përditshmëria dhe puna juaj do t’ju ftojë menjëherë dhe duhet të jeni shumë të gatshëm. Kujdesuni më shumë për shëndetin. Njëkohësisht, tregohuni të kujdesshëm për lëvizjet tuaja në sferën financiare dhe atë profesionale. Mos hyni në konflikte me njerëz që janë më lart se ju nga data 19-20, por kryesisht në datën 21. Qëndroni vigjilentë dhe në marrëdhëniet profesionale dhe ato personale. Paralelisht, jeni në një fazë ku do të ketë ndryshime në karrierë dhe jetën tuaj sociale.

Peshorja: Është një periudhë ku ju preokupojnë shumë gjëra dhe jeni në ndryshime shumë interesante e favorizuese, kryesisht për të lindurit në ditët e para të shenjës, të cilët do të kenë shanse unike në jetën personale, por edhe në bashkëpunimet profesionale. Që nga data 2, kalimi i Diellit në shenjën e Luanit favorizon kontaktet dhe zgjerimin e rrethit shoqëror. Përmes ftesave që do të keni, do të ndryshojë jeta juaj personale dhe ajo erotike. Duhet të jeni pak më të kujdesshëm se kush hyn në jetën tuaj dhe çfarë fillime të reja do të bëni. Gjithsesi, jeni në një periudhë ku rinovimi dhe ripërtëritja funksionojnë pozitivisht. Do të keni mundësi që të udhëtoni. Por, mund të merrni lajme nga jashtë, të cilat do t’ju shqetësojnë pak, dhe kjo do të ndodhë në fundin e kësaj jave. Disa plane që mund të keni pasur për udhëtime, ose do t’i anuloni përkohësisht, ose gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç i keni menduar. Përfitoni nga kjo periudhë për jetën sociale dhe atë profesionale.

Akrepi: Është momenti që të bëni një fillim të ri në karrierën dhe jetën sociale. Ndoshta jeni ndjerë të penguar që nga data 18, ose ndoshta mund të vazhdoni të ndjeheni të penguar në disa plane, në disa synime që kanë të bëjnë me sferën financiare dhe marrëdhëniet sociale. Ndërkohë, duhet të jeni pak më të tërhequr dhe të rishikoni të kaluarën, disa biseda që i keni bërë më parë, dhe ka ardhur momenti t’i bëni dhe të ndryshoni karrierën tuaj. Përdorni strategjinë në ato që doni të bëni, dhe kjo është një pikë shumë e fortë për ju. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet financiare gjatë fundjavës e deri në datën 22 të muajit. Gjithsesi, përfitoni për të hapur një kapitull të ri në jetën tuaj me Hënën e re të Luanit, e cila do t’ju stresojë pak, por do t’ju çojë atje ku duhet të jeni.

Shigjetari: Është një periudhë shumë e mirë dhe shumë favorizuese për ju. Do të jetë totalisht për një rinovim të mirë dhe të plotë për jetën tuaj. Periudha është shumë erotike, ku përmes një udhëtimi që do të bëni mund të takoni njeriun e zemrës. Për ata që janë në një marrëdhënie, udhëtimet do të përforcojnë lidhjen tuaj duke e çuar në një shkallë më të lartë. Në një udhëtim të papritur, do të takoni një person i cili do të ndryshojë totalisht jetën tuaj. Por, shumë të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Mos hyni në debate nga data 19 deri në datën 22.

Bricjapi: Synimi dhe qëllimi juaj janë financat. Mund të bëni një bashkëpunim financiar, i cili do të sjellë një ndryshim total për xhepat tuaj. Partneri/partnerja do të ketë një ngritje në detyrë, për pasojë financat tuaja do të ndryshojnë. Është një periudhë e mirë për të udhëtuar, por duhet të jeni më të kujdesshëm nga data 19 deri në datën 21-22. Kemi shanse shumë të mira në këtë periudhë si në jetën tuaj personale, ashtu edhe në bashkëpunimet profesionale. Disa prej jush do të bëjnë bashkëpunime profesionale që do t’ju ndryshojnë të ardhurat. Është momenti që të udhëtoni, por edhe të zgjidhni me qetësi problemet familjare. Disa prej jush do të marrin edhe një kredi për nevojat familjare; e rëndësishme është që të ndani kënaqësitë nga nevojat.

Ujori: Është një periudhë shumë e rëndësishme, sidomos nga data 22 dhe për një muaj të tërë deri më 22-23 gusht. Fusha e marrëdhënieve apo bashkëpunimeve do t’ju preokupojë. Me Hënën e re përballë jush, në shenjën e Luanit, erdhi momenti që ju vetë të bëni fillime të reja në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Për të gjithë ju që gjendeni në një fazë pak të bllokuar e të lodhur, erdhi momenti që të gjeni dritë në hapat e tjera që do të bëni. Periudha është erotike.

Peshqit: Të gjithë përgatiten për pushime, por ju jeni ende të shqetësuar me punë dhe me një përgjegjësi më të madhe. Disa nga ju këtë fillim të ri do ta bëjnë duke lënë punën dhe duke shkuar të pushojnë, por edhe atje ku do të shkoni për të pushuar duhet që, paralelisht me pushimet, të organizoni edhe punën. Disa nga ju do të jenë të fokusuar e të preokupuar në punën e përditshme, e cila do të jetë kërkuese. Duhet të shmangni prapaskenat dhe të evitoni shqetësimet e brendshme. Për ju që mund të keni probleme të vogla shëndetësore, është momenti që t’u kushtoni më shumë rëndësi dhe përkushtim. Gjithashtu, është edhe një periudhë shumë erotike. Të gjithë ju që jeni në kërkim të një pune, do ta gjeni./tvklan.al

 

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH