Shenjat më me fat të ditës:
Dashi
Me Mërkurin që nis një kalim të rëndësishëm, fillon një fazë e re për Dashin. Janë tre ditë shumë vendimtare për kërkesa, nisma dhe projekte që mund të sjellin rezultate të menjëhershme. Në dashuri, ndjesia është sikur një takim vendimtar është pranë. Energjia që ndjen është e freskët, optimiste, e përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë rrugën e qershorit.
Bricjapi
Hëna në shenjë të vendos në qendër të fuqisë—me energji, vendosmëri dhe aftësi për të prerë çdo gjë që nuk të shërben më. Edhe pse Venusi ka sjellë tensione në dashuri, ajo çfarë do vijë nga qershori do të jetë shumë më ndriçuese. Puna, marrëdhëniet dhe energjia fizike janë në rritje. Je në një pikë kyçe për të rinisur me forcë.
Gaforrja
Sajë Jupiterit që po afrohet dhe një rritjeje të vendosmërisë tënde, kjo është një ditë që të vendos përpara mundësive reale për rritje personale dhe profesionale. Një rikthim i qetësisë në marrëdhëniet sentimentale është afër, sidomos për ata që kanë kaluar tensione. Është një moment i bukur për të shprehur veten në mënyrë krijuese dhe për të vendosur bazat për një verë më të ndritur.
Shenjat që duhet të kenë kujdes
Virgjëresha
Deri të mërkurën, ndikimi planetar është i rëndë dhe i ngarkuar emocionalisht. Je i detyruar të marrësh vendime të mëdha për projekte dhe marrëdhënie. Rritet nervozizmi, sforcimet dhe tendenca për të shpërthyer. Duhet shumë kujdes në komunikim, sidomos në dashuri dhe në përballje me njerëz që nuk janë në të njëjtën gjatësi vale me ty.
Akrepi
Tensioni është në ajër dhe shëndeti yt emocional e fizik është në provë. Ke nevojë për qetësi dhe për të mos u ndikuar nga ndodhitë e jashtme. Çështje profesionale apo familjare të hapura mund të të lodhin, dhe kontratat apo vendimet kërkojnë durim. Megjithatë, fundi i qershorit duket premtues—ndaj ruaje energjinë.
Ujori
Ndihesh i hutuar, pa ekuilibër dhe fizikisht i dobët. Hëna dhe Marsi janë në aspekt të vështirë dhe ndikojnë në energjinë tënde të brendshme. Shpërqendrimi është i lartë dhe do të ishte më mirë të mos ndërmarrësh vendime sot. Marrëdhëniet nuk preken shumë, por është e domosdoshme të dëgjosh trupin dhe të rikuperosh qetësinë.