Globi

Macron zgjedh të vazhdojë me planet e tij për reformën në pensione, pavarësisht protestave masive

Shkruar nga Liberale
Macron zgjedh të vazhdojë me planet e tij për reformën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vazhdojë me planet e tij për reformën në pensione, pavarësisht protestave masive që kanë zgjatur me javë të tëra në Francë.

“Njerëzit thellë-thellë e dinë se duhet të punojmë pak më gjatë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje t’i financojmë pensionet tona siç duhet”, tha ai të martën në Paris.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64-vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Për javë të tëra, Macron nuk ishte deklaruar publikisht për këtë çështje, e cila nxiti protesta masive në Francë. Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e francezëve janë kundër planit.

“Reformat nuk kanë alternativë”, shtoi ai, sepse “publiku as nuk dëshiron të paguajë kontribute më të larta dhe as të pranojë ulje të pensioneve”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH