Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar sot në mëngjes te "Vila 24", ku foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërirsë.
Ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri, ndërsa Luiz Ejlli jo.
“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”, tha Bledi Mane.