Showbiz

Luizi i zhgënjyer nga Kristi: Ta them me gjithë shpirt ik pi*rdhu, unë dhe të nominova për finale

Shkruar nga Liberale
Luizi i zhgënjyer nga Kristi: Ta them me gjithë shpirt ik pi*rdhu,

Mbrëmjen e djeshme në Prime, Vëllai i Madh vendosi që banorët të nominojnë dy emra dhe dy arsye por jo për banorët që duan të nxjerrin nga shtëpia, por për 2 personat që duan të shkojnë në finale.

Luizi në zgjedhjen e tij tha emrat e Kiarës dhe të Kristit. Ndërsa ky i fundit zgjodhi Dean dhe Jorin.

Në fund të spektaklit të gjithë banorët u ulën për të ngrënë darkën e zakonshme të përgatitur nga Vëllai i Madh.

Në një moment, Luizi i thotë Kristit që t’i marrë një Coca-Cola në frigorifer por ai refuzon.

Kjo e zhgënjeu Luizin i cili nuk i mbajti nervat: “Të them me gjithë shpirt ik p*rdhu Krist, ta them me gjithë shpirt, dhe unë që të nominoj për finale”.

Kristi: Ajo që bëre më parë ishte e rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH