Ish-konkurrentja e "Përputhen", Ledjana Prenga ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me një djalë nga Kosova.
Në një intervistë për "Prive", ajo tregoi se ka ndikuar për mirë te ajo, por nuk e zbuloi identitetin e tij.
“Jam në lidhje me një djalë nga Kosova. Më pëlqejnë shumë kosovarët, pse jo e kam shprehur. Dhe jam tepër e lumtur. Kaq mund të them. Është bërë një kohë e gjatë dhe kjo ka ndikuar shumë pozitivisht tek qetësia ime. Gjithçka funksionon për mrekulli", është shprehur Ledjana.