Aktualitet

Kush është 'karkaleci', grabiti shtëpitë e futbollistëve në Spanjë

Shkruar nga Liberale
Kush është 'karkaleci', grabiti shtëpitë e

Këta janë shqiptarët e arrestuar në Spanjë për dhjetëra grabitje. Kush është “Karkaleci” që drejtonte grupin. Më i ‘madhi’ jetë luksi në Shqipëri

Detaje të reja kanë dalë për bandën e grabitësve shqiptarë në Spanjë, të cilët vidhnin kryesisht shtëpitë e futbollistëve dhe të VIP-ave.

Mediat spanjolle shkruajnë se Marjan Zefi është drejtuesi i bandës. Ai është 48 vjeç dhe i ashtuquajtur “Karkaleci”. I veshur me një bluzë të verdhë dhe xhinse dhe kur zbret, i “shkeli syrin” kamerës që e filmoi gjatë arrestimit të premten e kaluar.

Zefi ka të shkuar të gjatë për plaçkitje me forcë. Deri në katër grabitje janë zbuluar në të njëjtën ditë. Gjithashtu, akuzohet për trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Ai vepronte nën urdhrat e Astrit Bushit, shqiptar që është rikthyer në Shqipëri, ku jeton në luks pas vuajtjes së dënimit, siç shkruajnë mediat në Spanjë.

Zefi dhe grupi i tij kanë kryer të paktën 50 grabitje nga muaji maj, por vetëm 14 prej tyre janë faktuar të kryera nga ata.

Tre të tjerët të arrestuarit janë më të rinj. Ata u arrestuan veçmas, në rrugë, kur po përgatiteshin të takoheshin, ndoshta duke planifikuar një grabitje të re.

Ata njihen si ‘murcigleros’ (lakuriq nate) sepse vjedhin shtëpitë me banorët e tyre brenda. Megjithatë, ata përpiqeshin të shmangnin dhunën sepse e dinë se dënimet janë edhe më të rënda.

Ata hynin nëpër shtëpi duke shkatërruar fillimisht sistemet e vëzhgimit dhe alarmet, duke ndërprerë energjinë elektrike. Levat përdoreshin për të hapur dyert ose dritaret.

Ata vepronin në fytyrë të mbuluar dhe me doreza për ta bërë të vështirë identifikimin.

Ata shisnin gjithçka që vidhin në kohën më të shkurtër të mundshme dhe pasi të vilnin fitimet ktheheshin në vendin e tyre (në Shqipëri) për muaj të tërë, duke “pushuar”. Kur mbaronin fondet, ata ktheheshin në Spanjë. Zefi dhe grupi i tij kanë vite që jetojnë në Madrid./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1096053,1096051,1096052"]

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH