Globi

Kurti: Fakti që do jem kryeministër, s'më ndalon të shkoj në Norvegji

Shkruar nga Liberale
Kurti: Fakti që do jem kryeministër, s'më ndalon të

Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka folur për jetën e tij personale dhe lidhjen që ka me vajzën e tij. Ai ka treguar ndër të tjera edhe se si e ka njohur bashkëshorten e tij.

“Në vitin 2014 ka lindur vajza ime dhe unë jam arrestuar disa herë dhe përdorimi i gazit lotsjellës i përdorur nga policia në protesta, është bërë pikërisht në kohën kur vajza ime ishte 1 vjeç e gjysmë. Nuk mendoj se rrethanat familjare më kanë ndryshuar në këtë aspekt. Sigurisht, nuk jam i njëjti si me familja dhe si pa familje. Për sa i përket bindjeve të mia politike dhe veprimeve që ndërmarrë, nuk kanë dallime.

Me bashkëshorten time jam njohur në Prishtinë, ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji. Vajza dhe bashkëshortja kalojnë kohë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, ne gjatë verës shkojmë më shumë në Norvegji.

Gruaja ime ka familjen atje dhe natyrisht unë do jem përgjegjës para qytetarëve të Kosovës, por kjo s’do të thotë që unë s’do shkoj asnjëherë në Norvegji“, shprehet Albin Kurti./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098282,1098283,1098284,1098285,1098286"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH