Sociale

Kthjellime dhe vranësira, zbuloni parashikimin e motit për ditën e diel

Shkruar nga Liberale
Kthjellime dhe vranësira, zbuloni parashikimin e motit për ditën

Edhe për ditën e nesërme do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashkohet të ketë vranësira.

Pas mesdite parashikohet që vranësirat të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në pjesën veriore ku do të gjenerojnë dhe reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat nga 7 gradë minimalja deri në 26 gradë maksimalja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH