Globi

"Kryente praktika seksuale ekstreme"/ Arrestohet drejtori i teatrit që abuzoi me 10 nxënës, mes tyre të mitur

Shkruar nga Liberale
"Kryente praktika seksuale ekstreme"/ Arrestohet drejtori i teatrit

Ai dyshohet se ka abuzuar me të paktën një duzinë studentësh vitet e fundit dhe mes tyre do të kishte edhe të mitur. Për këtë arsye u arrestua

Drejtori artistik dhe koordinatori i një shoqate teatrore në zonën Reggio Emilia, ka përfunduar në pranga. 45-vjeçari akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht, që nga viti 2016 dhe deri në verën e kaluar, mbi dhjetëra nxënës meshkuj, mes të cilëve disa të mitur.

Hetimet e karabinierëve, të koordinuara nga zv/prokurorja Valentina Salvi dhe drejtuar nga kryeprokurori Calogero Paci, nisën në muajin prill, kur një nga viktimat bëri denoncim. Ai deklaroi, se disa nxënë të tjerë i kishin konfirmuar se kishin të marrë të njëjtën vëmendje nga drejtori.

Disa viktima denoncuan spontanisht, ndërsa të tjera u gjurmuan nga karabinierët. Ata do të zbulonin se drejtori artistik, në një rast kishte kryer praktika seksuale ekstreme si mbytja, deri në atë pikë viktima kishte humbur ndjenjat. I dyshuari u dërgua në burg, në dispozicion të organeve të drejtësisë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH