Globi

Kryeministri grek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Liberale
Kryeministri grek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu edhe njëherë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis nënvizoi mbështetjen për Axhendën e Selanikut, pra në perspektivën Evropiane të rajonit.

“Transformimi i Ballkanit Perëndimor në një zonë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe prosperiteti është i rëndësishëm si për Greqinë dhe BE.

Sundimi i ligjit, respektimi i të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, forcimi i institucioneve demokratike si dhe respektimi i marrëveshjeve janë parakushte për procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Kryeministri grek theksoi se përmbushja e kritereve të procesit të zgjerimit, duke përfshirë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, është thelbësore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH