Aktualitet

Kreu i SPAK zbulon arsyen e rihapjes së hetimeve për Fatmir Mediun

Shkruar nga Liberale
Kreu i SPAK zbulon arsyen e rihapjes së hetimeve për Fatmir Mediun

SPAK ka rihapur dosjen e Gërdecit dhe i ka kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se deri tani nuk ka prova të reja por u vendos që të rihapet dosja sepse akuzat ndaj Mediut nuk janë hetuar për shkak të imunitetit parlamentar.

“Është një kërkesë që na erdhi nga familjarët e njërit prej viktimave që kërkoi rihapjen e procesit. Morën kërkesën e rezultoi se prokuroria e përgjithshme e ka çuar për hetim. Një pjesë ka përfunduar dhe hetimi është veçuar. Ndërkohë që pjesa e gjykimit ndaj ish-ministrit Mediu nuk është shqyrtuar, sepse në atë kohë ka pasur imunitet.

Në situatën e tanishme, pengesa nuk ekziston më mburoja e imunitetit dhe kështu që ne iu drejtuam gjykatës për të rihapur procesin. Pra kemi një rihapje të procesit drejtuar gjykatës që nuk është shqyrtuar dhe nuk është përfunduar. Nëse nga procesi gjyqësor dalin prova të reja atëherë mund të dalim me konkluzione të tjera”, tha Kraja.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se korrupsioni është pika më problematike në vendin tonë, por nuk mbetet jashtë edhe tregu informal.

Zamira Durda, e cila humbi djalin 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit ka bërë vazhdimisht kërkesa për drejtësi. Së fundmi ka mundur që përmes SPAK të rihapë hetimet për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu 13 vite vite më pas nga shpërthimi ku humbën jetën 26 persona.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH