Globi

Kreu i Pfizer: Vaksina duhet të injektohet çdo vit

Shkruar nga Liberale
Kreu i Pfizer: Vaksina duhet të injektohet çdo vit

Kreu i firmës Pfizer mendon se vaksinat anti-Covid duhet të injektohen çdo vit.

“Nëse duhet të bëjmë një supozim nga çfarë kam parë deri tani, do thoja që me shumë gjasa nevojitet vaksinim i përvitshëm për ruajtur një nivel shumë të lartë mbrojtjeje”.

Në një intervistë për BBC, ai thotë se vaksinimi u ka ruajtur jetën miliona njerëzve në mbarë botën. Burla thotë se vaksinat Pfizer u modifikuan për të krijuar mbrojtje sa më të mirë për variantet e reja që ka pësuar Covid-19, si për atë Beta ashtu edhe për Deltën. Ekspertët po përpiqen ta përshtatin për të krijuar mbrojtje edhe ndaj Omicron-it.

Sakaq, shkencëtarët britanikë thonë se kanë zbuluar mekanizmin e krijimit të trombeve të gjakut nga vaksina AstraZeneca. Ata thonë se sistemi imunitar i individëve të caktuar sulmon gabimisht një lloj proteine që lidhet me viruset e dobësuara.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH