Aktualitet

Kreu i Konfindustrisë: Paketa e ndihmës ekonomike minimale

Shkruar nga Liberale
Kreu i Konfindustrisë: Paketa e ndihmës ekonomike minimale

Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku në një lidhje për ‘News24’ deklaroi se paketa e ndihmës, e ofruar nga qeveria është minimale dhe se me situatën në fjalë mund të falimentojnë qindra biznese.

“Paketa financiare duhet të ishte më e drejtë. Kategoritë që do përfitojnë nga paketa nuk jane të sakta. Nuk duhet të ketë dallim biznes i vogël apo biznes i madh. Paketa financiare e paraqitur, jo e moralshme dhe nuk është i drejte dhe i mirë. Kreditimi, pa vlerë në praktikë dhe eshte vetëm veprim simbolik”, tha Buxhuku.

Ai i bëri thirrje qeverisë që ta rishikojë paketën me seriozitet. “Ka pseudo-emërtime, kategorizime absurde. Të rishikohen pagesat e taksave dhe tatimeve”, tha ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH