Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK, Jakup Krasniqi ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës të ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Hagës.
Përpara trupës gjykuese të Gjykatës në Hagë, Krasaniqi është ngritur në këmbë dhe ka deklaruar veten jo fajtor, dhe se nuk nuk ka asnjë faj të vetëm apo përgjegjësi.
"Deklarohem jo fajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm, s’di si ta them ndryshe", tha Krasniqi.