RENEA vijon operacionin në qarkun e Elbasanit në kërkim të autorëve të vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Mbrëmjen e sotme, forcat e RENEA-s janë zhvendosur nga fshatrat në kufi me Peqinin, në krahun tjetër të qytetit në fshatin Mengël.
Forca të shumta dhe automjete të policisë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.
Pasditen e sotme në Elbasan ishte edhe kupola e policisë së shtetit me Ardi Veliun në krye, që ishte mjaft i ashpër me drejtuesit e Elbasanit duke ngritur tonin.
Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.