Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nëse do të bëjë një koalicion me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Ndërkohë ai është përgjigjur i prerë që jo, pasi sipas tij Kurti është një mashtrues.
Megjithatë, kreu i AAK-së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm.
“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep bvesim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Liberale