Aktualitet

KLSH: Degradimi i akseve kombëtare, shkak për aksidente

Shkruar nga Liberale
KLSH: Degradimi i akseve kombëtare, shkak për aksidente

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar nëpërmjet një raporti për sigurinë rrugore të gjitha problematikat e këtij sektori. Sipas tij, rrugët jashtë standardeve, ndërtimet pa kontroll, legjislacioni larg direktivave të BE si dhe mungesa e ekspertëve janë disa nga shkaqet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve në Shqipëri.

KLSH thekson se janë 45 arsye kryesore të rritjes së aksidenteve, që fatkeqësisht kanë shënuar edhe shumë viktima.

Sipas raportit 38 shkaqe lidhen me institucionet shtetërore përgjegjëse për sigurinë rrugore, ndërsa 7 për drejtuesit papërgjegjshëm të automjeteve, të cilët tejkalojnë shpejtësinë, drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nuk vendosin rrip sigurimi, nuk respektojnë semaforin apo që bëjnë parakalime të gabuara.

KLSH thotë se mungesa e investimeve ka sjellë degradimin e rrugëve, por edhe numri i madh i hyrje-daljeve në rrugët nacionale eshte kthyer një burim rreziku.

Nga ana tjetër, ndërtimet pa leje janë një tjetër problematikë për sigurinë rrugore. Në raport thuhet në në rrugët e vendit, janë ndërtuar 900 karburante ku 90% e tyre nuk kanë respektuar as rregullat e projektimit. KLSH ka konstatuar se legjislacioni i sigurisë rrugore nuk është përafruar plotësisht me legjislacionin e BE.Edhe pse viti 2020 u quajt si viti i sigurisë rrugore, statistikat tregojnë tëk undërtën. Vetëm në muajin shtator janë shënuar në të gjithë vendin 626 aksidente.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH