Aktualitet

Sherri për pronën, vëllai vret vëllanë e nipin, më pas veten

Shkruar nga Liberale

DIBËR - Një konflikt për pronën mes vëllezërve është kthyer në tragjedi në fshatin Xibër të Bashkisë Klos. Sali Dakuci është përfshirë në një sherr mesditën e kësaj të marte me vëllain e tij, Kujtim Dakuci. Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë, ka qenë Sali Dakuci i cili ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Kujtim Dakucit duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu ai ka qëlluar edhe djalin e Kujtim Dakucit, nipin e tij, Floget Dakucin.

Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Peshkopisë. Plagët e marra në organet jetësore kanë rezultuar fatale për të riun. Pas krimit të dyfishtë, teksa kishte lënë të vdekur të vëllanë dhe nipin, Sali Dakuci i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë.

Policia dhe prokurori i Dibrës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit të trefishtë.

Njoftimi i Policisë

Klos/ Informacion paraprak

Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllanë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH