Për shkak të deklaratave kontradiktave në media dhe gjatë marrjes në pyetje, Prokuroria ka kërkuar rimarrjen në pyetje të Marsida Qatjas, në banesën e së cilës u vra 41 vjeçari Dritan Haxholli.
Po ashtu, mësohet se hetimet do të shtrihen edhe në fushën e narkotikës, pasi në banesën e Qatjas u gjet kokainë, ndërsa ajo pranoi vetë se ishte konsumatorë e saj.
30-vjeçarja, ka deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë.
Ajo ka thënë se edhe natën kur ndodhi ngjarja ka përdorur kokainë, duke theksuar se nuk e kishte blerë ajo, por e ka gjetur në pjatë, ku e kishte vendosur miku i saj, Xhuljo.
Në dëshminë e saj pas krimit, Qatja ka pranuar në Polici se me viktimën ka pasur një lidhje, së cilës i kishte dhënë fund, por ai kërkonte sërish të kryente marrëdhënie me të.
Por në prononcime që ka dhënë përgjatë dy ditëve në media të ndryshme, ajo ka thënë të kundërtën, duke deklaruar se ai e bezdiste, ndërsa kishte thirrur për ndihmë mikun e saj Bledar Toçi./Gazeta Liberale