Showbiz

Kanye West thyen një tjetër ligj në Itali, ja si mund të dënohet reperi

Shkruar nga Liberale
Kanye West thyen një tjetër ligj në Itali, ja si mund të

Siç e ka nisur, duket se Kanye West do të përfundojë me ekspuls në Itali!

Pak kohë pasi u ndalua në Venecia për shkak se bëri seks oral në publik me bashkëshorten, Kanye ka hasur një tjetër problematikë.

Së fundmi, teksa ishte i pranishëm me partneren e tij në Javën e Modës në Milano, ai u shfaq me një maskë në kokë.

Saktësisht e kishte mbuluar kokën me një triko të zeze. Por, sipas ligjit anti-terror, çdo gjë që mbulon identifikimin e një individi është e paligjshme dhe e dënueshme me një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Ky ligj numër 533, është aprovuar në vitin 1997 për të luftuar terrorizmin.

Kujtojmë që edhe zyrtarët në Venecia kanë nisur hetimet për Kanye dhe Bianca pasi u fotografuan në një pozicion kompromentues gjatë një shëtitje me varkë, muajin e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH