Politikë

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko: Ju tregoi levën e vërtetë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt

Shkruar nga Liberale
Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko: Ju

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ishte sot ftuar në studion e “Top News”, ku shpalosi projektin e tij politik për ringritjen e së djathtës.

Sa i takon të gjitha sulmeve dhe deklaratave, në momentin e parë që është zyrtarizuar dhe kandidatura e z. Bejko për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, nga kolegët kryesisht të grupimit të Rithemelimit, duke e etiketuar atë dhe z. Alibeajn dhe të gjitha ata që e mbështesin Partinë Demokratike zyrtare, si levë e Edi Ramës për t’i prishur punë Sali Berishës dhe kandidatëve të primareve, Rolanda Bejko ka një përgjigje:

 “Atëherë, në rast se unë do isha levë e Edi Ramës dhe e Erjon Veliajt,  duhet një argument për këtë. Argumentin e kemi ne, që themi se Sali Berisha është levë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, sepse në këtë studio dhe me radhë, në të gjithë mjedis publik, mediatik edhe politik shqiptar, po të doni, nga ana e Partisë Demokratike, nga ana e drejtuesve të saj, i është shtrirë dora e bashkëpunimit z. Berisha, dhe vetë Foltores, që në këto zgjedhje të dalim, të bashkëpunojmë në nivel lokal. Dhe jo vetëm kaq, po është kërkuar disa herë kjo gjë dhe disa herë është refuzuar nga z. Berisha. Ai që do të fitojë, unë kam qenë vetë kryetar lokal, do të duhet të bashkojë të gjitha zërat opozitarë, madje edhe më shumë, kërkon elektoratin gri”.

“Në momentin kur ti i refuzon këta, i refuzon këta faktorë, i injoron, i thua që janë të parëndësishëm, që nuk më prishin punë, etj., “Unë fitoj vetë” – siç thotë vetë z. Berisha, atëherë duhet të marrësh përgjegjësi dhe për rezultatin që do të nxjerrësh”.

“Domethënë, ne nuk prishim asnjë punë, jemi në punën tonë të ngremë Partinë Demokratike, të jemi pranë qytetarëve, të shpalosim alternativën tonë të djathtë dhe ta ruajmë skenën politike dhe pluralizmin polik në Shqipëri. Sepse tek e fundit ju e patë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së tij kishte firmosur për Partinë Komuniste. Pra e kuptoni se ku po e çojnë Partinë Demokratike këta?!”, tha Roland Bejko.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH