Globi

“Kam vrarë të dashurën”, fjalët e para të 22-vjeçarit pasi vrau dhe fshehu trupin e vajzës, e denoncuan shoferët në autostradë

Shkruar nga Liberale
“Kam vrarë të dashurën”, fjalët e para të

Kur u ndalua nga oficerët e policisë gjermane, i mbyllur në makinën e tij Fiat Punto, ndërkohë që e kërkonte prej ditësh e gjithë Italia, Filippo Turetta zbuloi menjëherë se kishte vrarë të dashurën e tij Giulia Cecchettin. Tani, Gjykata gjermane e Naumburgut ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin në Itali

Në një deklaratë të lëshuar mëngjesin e sotëm, në bazë të dokumentacionit që i bashkëlidhet urdhrit europian të arrestit kundër Turettës, thuhet se nuk ka asnjë pengesë që i dyshuari të kthehet në Itali.

Turetta, i cili u identifikua nga oficerët pas disa raportimeve nga shoferët që kishin vënë re se makina e tij ndaloi në autostradë me fenerët e fikur. 22-vjeçari ishte arratisur pasi kishte vrarë Giulian, duke e goditur disa herë në kokë dhe qafë, dhe më pas e kishte fshehur poshtë një shkëmbi. Detajet e historisë do të konfirmohen ose mohohen nga marrja në pyetje e 22-vjeçarit të arrestuar në Gjermani.

Policët që e ndaluan, në fakt, theksuan se e kishin identifikuar pas denoncimit të disa shoferëve dhe për rrjedhojë Filippo Turetta asnjëherë nuk u dorëzua spontanisht.

Tashmë 22-vjeçari ndodhet në qendrën e paraburgimit në Halle të Gjermanisë. Së shpejti ai do të kthehet në Itali për gjykimin dhe marrjen në pyetje për vrasjen që ka kryer.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH