Showbiz

“Kam ankth”! Ilda Bejleri tregon mes lotësh tmerrin nga karantina

Shkruar nga Liberale
“Kam ankth”! Ilda Bejleri tregon mes lotësh tmerrin nga

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, po respekton masat për të qëndruar në shtëpi, nga frika e përhapjes së koronavirusit, por kjo situatë duket se e ka mërzitur moderatoren bukuroshe.

"Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi", deklaron Ilda. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH