1

Kaçaj: Vetëm Basha si kryeministër e zgjidh krizën e futbollit

               Publikuar në : 14:45 - 14/09/20 liberale

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj, analizoi situatën aktuale dhe vendimin e Ligës Profesioniste për bojkotin e Kategorisë Superiore.

Sipas Kaçajt ky vendim është i vonuar dhe duhet dashamirësi dhe vullnet për t’u zgjedhur.

“Në këtë pikë që ka ardhur futbolli shqiptar, janë pasojat e ligjit shqiptar. Në gjithë botën futbolli ka privilegje. Deklarata e kryeministrit është e papërgjeshme sipas mendimit tim. Tha që do bëjmë amnisti fiskale, për të gjithë Shqipërinë. Pse nuk e bën këtë amnisti për ekipet e futbollit.

Këtu nuk ka dashamirësi. Më vjen keq që keqpërdorin Fidelin. Fidelin nuk e pyet kush. Duhet dashamirësi dhe vullnet. Duhet bërë një amendim dhe kaq mbaron punë, këtu nuk ka vullnet. Mendoj që vendimi është marrë vonë, duhej më përpara. Kryeministri është i pari që vesh bluzën e Kombëtares që del dhe shet mënd, tani nuk e do futbollin? Pikat për mua janë elementare dhe nuk dëmtojnë taksapaguesit. Kujt ia shet ato budallallëqe ai? Kosova ka 10 vite që luan futboll, ka copy paste ligjin gjerman. Përgjegjësi për sportin është pensionist, është zv.ministër. Unë mendoj që të bëhet amnisti totale për këta që kanë borxh. Duhet të prisni edhe 7 muaj sa të vijë Basha kryeministër. Gjithë sporti te politika mbahet. Për 2 vite me radhë shtetit grek UEFA, dërgoi një emisar për të organizuar futbollin, ishte Eduart Dervishi, që të gjithë e njohim. Ne në koncept jemi pro futbollit dhe pro pikave. Liga nuk është “new born”, u përpoq edhe Kokëdhima para 5 vitesh. Është prishur mbështetja”, u shpreh Kaçaj.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back