“Si po sulmohet SPAK?”, iu drejtua Tabaku ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. “Ku janë hetimet me dosjen 184 dhe 339?”, e pyeti deputetja demokrate ministrin. “Për sa kohë intimidoni drejtësinë që mos jepni llogari për aq kohë s’ka drejtësi!”, shtoi ajo.
Ndërkohë në përgjigje të Tabaku, ministri Ulsi Manja u shpreh se ishte Partia Socialiste që votoi për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë së re dhe do ta mbështesë këtë institucion.
Tabaku ka replikuar sërish me Manjën duke thënë se ai duhet të ishte para drejtësisë.
“Pse e kërcënoni SPAK zoti Manja? Është bërë institucioni më i sulmuar. Ku është parë të sulmohet drejtësia dhe të jepet urdhër se çfarë të bëjë 184/ 339 ku janë këto dosje. I drejtohem politikës, kushdo që ka pushtet duhet të jetë para drejtësisë ashtu siç duhet të ishe edhe ti zoti ministër. Duhet të ishe para drejtësisë”, tha Tabaku. /Liberale.al/