Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka dalë nga ambientet e SPAK pas tre orësh marrje në pyetje. Ai tha para gazetarëve se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si çdo qytetar për çështjet në hetim, ndërsa theksoi se nuk mund të jepte më shumë shpjegim për çështjen në fjalë.
Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me kallëzimin e bërë pak ditë më parë nga kryetari i zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, Goro zgjodhi mos ta komentonte
.Theksojmë se Jorgo Goro po qëndronë si kryetar në detyrë I kësaj bashkie, pasi kryetari i zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit, Fredi Beleri ndodhet në burg, i akuzuar për blerje votash në favor të tij.