Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Christopher Hill është përballur me një situatë të pazakontë, ku është sulmuar verbalisht nga disa gra.
Diplomati amerikan ishte duke ecur në rrugë, ku disa gra i janë afruar duke i thënë “vrasës”.
“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova është pjesë e Serbisë”, Populli serb është me Rusinë”, janë disa nga shprehjet me të cilat gratë i janë drejtuar ambasadorit Hill.