Showbiz

"Je bërë si lopë", pas mesazheve ofenduese për peshën, moderatorja shqiptare zbulon se është në pritje të ëmbël

Shkruar nga Liberale
"Je bërë si lopë", pas mesazheve ofenduese për

Moderatorja e njohur Katerina Trungu ditën e sotme gjatë emisionit të saj ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.

Ajo u shpreh në "Shije Shtëpie", emision që e moderon prej kohësh, se kohët e fundit ka marrë shumë mesazhe ofenduese në Instagram për peshën e saj, duke mos e ditur që është shtatzënë. Por për moderatoren ato janë kilogramët më të bukur në jetë.

“Sa i përket atyre pastaj që u ndalën, për fat të mirë dy komente, që u ndalën te paraqitja ime. Njëra më drejtohej “shko dobësohu se je bërë si lopë” apo tjetra më thoshte “bullicë”. Unë vërtet kam shtuar kilogramë kohët e fundit, por këto janë kilogramët më të bukur në botë, jam shumë e lumtur që i kam shtuar dhe do të shtoj më shumë në muajt në vazhdim,”- u shpreh Katerina Trungu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH