Horoskop

Ja 5 arsyet që e bën dashin një partner fantastik

Shkruar nga Liberale
Ja 5 arsyet që e bën dashin një partner fantastik

Ata nuk krijojnë varësi

Janë të pavarur, dhe mbështeten mbi të gjitha tek vetja. Kanë shumë vetëbesim, ndaj edhe pse e vlerësojnë fjalën tuaj të mirë, nuk rrinë të presin aprovimin tuaj apo të të tjerëve.

Tregohen të sinqertë kur kanë bërë një gabim

Janë një ndër shenjat më të sinqerta, ndonjëherë deri në lëndim. Por nuk tregohen aspak të butë në thënien e të vërtetave; ashtu siç janë vetë, të fortë për t’i pranuar gjërat që u thuhen, ashtu duan të jeni edhe ju.

Fleksibiliteti është diçka e natyrshme për Dashin

Deshët janë natyra që përshtaten me të gjithë, dhe ndonëse mund të kenë pikëpamje krejt të ndryshme nga tuajat dhe e shprehin, ju pranojnë ashtu siç jeni. Një Dash madje mund t’ju ndihmojë të arrini synimet që keni, edhe pse mund të mos jetë dakord me to.

Deshët kanë një intuitë të lindur

Vetëbesimi që kanë u jep një aftësi të veçantë intuitive, pasi arrijnë të hyjnë më me lehtësi në thellësi të situatave. Ata e kuptojnë nëse ju jeni duke fshehur ndjenjat dhe ju nxisin t’i shpërfaqni. E kuptojnë nëse po i mbushni mendjen vetes për diçka të gabuar dhe përpiqen t’ju tregojnë rrugën e duhur. Ata ju respektojnë, dhe për këtë duan t’ju shikojnë mirë.

Janë besnikë!

Nëse keni një Dash në krah, ai do të bëjë çmos për t’ju parë mirë! Nuk janë nga ata njerëz ‘nga të fryjë era’, dhe kurdoherë të gjendeni në mes të stuhisë, një Dash do të jetë aty për ju, për t’ju mbrojtur.

Poll
SHQIPENGLISH