Aktualitet

"Ishte beqar, nuk kishte familje", detaje për 51-vjeçarin që u gjet i copëtuar në Konispol: Flinte në bodrumin e xhamisë

Shkruar nga Liberale
"Ishte beqar, nuk kishte familje", detaje për 51-vjeçarin

Detaje të reja kanë dalë për personin i cili u gjet i pajetë, pothuajse 3 muaj pasi ishte shpallur i humbur. Mjekësia Ligjore, e identifikoi ditën e sotme, pasi mbetjet kockore u gjetën gjatë dy ditëve të fundit, në fshatin Xharë të Konispolit.

Eshtrat i përkisnin 51-vjeçarit nga Elbasani Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Në media u raportua se ai punonte në këtë zonë si bari, por sipas banorëve ai e kishte lënë këtë punë, dhe kryesisht kryente punë ditore.

Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty ku trupi u gjet i copëtuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetjake si veshmbathje dhe batanije çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH