Aktualitet

ISHMT apel prindërve: Mos iu blini lodra fëmijëve pa logon e CE

Shkruar nga Liberale
ISHMT apel prindërve: Mos iu blini lodra fëmijëve pa logon e CE

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka dalë në terren për të kontrolluar lodrat që shiten për fëmijët sidomos gjatë festave. Çdo lodër fëmijësh që shitet në treg duhet të ketë logon e CE, Bashkimit Evropian, përndryshe shitësi gjobitet.

“Ne momentin që nuk konstatojmë markimin CE, ajo lodër është për t’u bllokuar dhe shkatërrohet. Masat shkojnë deri në 2 milionë lekë dhe me 3% të xhiros”, thotë një nga inspektorët, për A2.

Një produkt me markimin CE është në përputhje me rregullat teknike dhe bëhet i disponueshëm në tregun shqiptar dhe atë europian, por nuk do të thotë se është prodhuar në Europë.

Shefi i Inspektoratit Lavdrim Sahitaj këshillon prindërit që të kenë kujdes se }farë blejnë.

“Prindërit duhet të kujdesen sepse lodrat mund të kenë rrezik fizik dhe toksik. Aktualisht kemi sekuestruar rreth 10 mijë lodra”, thotë ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH