Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela, ka folur para gazetarëve pasi ka dalë nga SPAK paraditen e kësaj të marte.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete se për çfarë u pyet nga prokurorët, por u shpreh se është paraqitur në SPAK për "punët e veta."
Deputeti socialist i Shkodrës tha se nuk e njeh fare Kastriot Ismailajn dhe se marrëdhëniet me ish-presidentin Ilir Meta i ka të mira.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn s’e njoh kush është. Nuk di asgjë për CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, u shpreh Çela.