Aktualitet

Integrimi/ Tabaku: Hapja e konferencës të parë ndërqeveritare, një mundësi për të rritur kontrollin ndaj qeverisë

Shkruar nga Liberale
Integrimi/ Tabaku: Hapja e konferencës të parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga ana e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, që i hap rrugën drejt integrimit edhe Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se, qeveria duhet tashmë ta kthejë integrimin në prioritet kombëtar.

“Votimi i sotëm në Maqedoninë e Veriut i hap rrugë Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë! Mbas 9 vitesh dështimesh në procesin e integrimit, pas ilariteteve të medaljeve për një proces që kish mbetur në vendnumëro prej qeverisë, pas serive të gjata me ankesa tanimë nuk ka më asnjë alibi për qeverinë Shqiptare. Duhet nisur nga puna për ngritjen e strukturave për tu përballur me procesin dhe sfidat. Kjo do të thotë se qeveria duhet ta kthejë integrimin në prioritet kombëtar, duhet të përshtasë strukturën ekzistuese sipas metodologjisë së re duke u përshtatur me atë çka kërkohet. Që do të thotë të mos sillemi si deri më tani, të mos shohim interesin politik të ditës; pushtetin e ditës; përfitimin e ditës; kontratën e ditës a koncesionin e radhës: Të rinjtë po largohen masivisht; bizneset po mbyllen, mundësitë në tregje janë duke u ngushtuar, konkurenca e pandershme po largon sot trurin! Pra, ky proçes ka nevojë dhe domosdoshmëri të përmbushen realisht kriteret. Tani jemi në provim dhe nuk mund të gënjejmë më askënd”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Më tej deputetja demokrate shkruan se, hapja e konferencës të parë ndërqeveritare do të thotë një mundësi për të rritur kontrollin dhe monitorimin ndaj qeverisë.

“Hapja e konferencës të parë ndërqeveritare do të thotë një mundësi për të rritur kontrollin dhe monitorimin ndaj qeverisë. Kjo është një tjetër rrugë për t’ia kthyer demokracinë qytetarëve, për të rikthyer zgjedhjet e lira e të ndërshme, balancën e pushteteve dhe t’i jepet zgjidhje reale problemeve qe ka sot Shqipëria e braktisur! Fatkeqësisht na është paraqitur një Europë që nuk ka interesin e shqiptarëve kur në fakt ajo ka qenë këtu gjithë këto vite. Sa herë që Shqipëria ka pasur nevojë Europa ka qenë këtu, sot duhet të jetë Shqipëria gati për te nisur këtë rrugëtim!”, vijon më tej Tabaku, ndërsa falënderon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që, sopas saj kanë kontribuar në këtë proces po aq sa kushdo e mbase edhe më shumë.

“Le ta përdorim integrimin si shpresë dhe mundësi për Shqipërinë! Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, përfundon deputetja.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, duke i dhënë kështu fund një maratone diskutimesh pro dhe kundër tij. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH