Aktualitet

Identifikohet personi që u vra me thikë në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Identifikohet personi që u vra me thikë në Sarandë

Klodian Bakiaj, 41-vjeç është personi që humbi jetën pas një sherri me thika të ndodhur në Sarandë.

Bakiaj u konfliktua me disa persona dhe në momentin që ktheu kurrizin u qëllua me thikë.

Ai u dërgua në spitalin Rajonal të Sarandës, por fatkeqësisht ndërroi jetë e nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra.

Pritet që të zbardhen detaje të reja në vijim në lidhje me sherrin që shkaktoi një viktimë. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në sherr.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH