Sport

Humbje dëshpëruese në Tel Aviv, Shqipëria del me kokën ulur nga Izraeli

Shkruar nga Liberale
Humbje dëshpëruese në Tel Aviv, Shqipëria del me kokën

Kombëtarja Shqiptare dështon në misionin për të siguruar vendin e parë në grupin përkatës të Ligës së Kombeve ku përjashtimi i Rusisë u duk si një asist për skuadrën e drejtuar nga Edi Reja. Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga Izraeli në “Bloomfield Stadium” duke përfituar nga gafat e Hysajt e rastet e humbura të Armando Brojës.

Barazimi i përkohshëm i Uzunit mund të konsiderohet nota më e bukur e mbrëmjes kuqezi ulje-ngritjet e skuadrës së Rejës që u ndez vetëm pas shënimit të golit në minutën e 88-të por pësoi sërish me një tjetër gafë, atë të Mihajt në kohën shtesë.

Sa pranë golit ishte në dy raste Armando Broja ndërsa Ylber Ramadani i toleroi sërish vendasit që nga ana e tyre bënë ndeshjen e zakonshme, duke nisur që nga vërshëllimat në momentin e himnit, provokimet e vazhdueshme dhe deri tek goli që lindi nga këmbët e Elseid Hysajt dhe vula që i vendosi ndeshjes Mihaj me një tjetër gafë që ndali entuziazmin e Shqipërisë me 6 minutat e shtesës ku shpresonte të shënonte edhe një gol tjetër.

Gabimi i mbrojtësit të Lazio-s favorizoi izraelitët që ndryshe nga Broja, e shfrytëzuan rastin dhe u zvarritën në fushë sa herë iu dha mundësia për ta vonuar lojën.

Humbje që e mban Shqipërinë në vendin e fundit të grupit B2 me 1 pikë duke bërë që ndeshja e fundit me Islandën pas tre ditësh të jetë thjesht sa për statistika pasi asnjë prej dy skuadrave nuk rrëzohet në divizionin C.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH