Një 40-vjeçar nga fshati Deshiran i Belshit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta ditën e sotme.
Sipas abcnews, ai u transportua me shpejtësi drejt urgjencës në Elbasan, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha nuk ka mundur të mbijetojë.
Burimet pranë spitalit Elbasan shprehen të rezervuar për ngjarjen.
Familjarët e 40-vjeçarit bëjnë me dije se e kanë të pamundur të tërheqin trupin e 40 vjeçarit, deri sa të dalin analizat e mjekësisë ligjore për shkakun e vdekjes.