Globi

Hillary Clinton flet për tradhtinë e ish-presidentit: Ishte e vështirë

Shkruar nga Liberale
Hillary Clinton flet për tradhtinë e ish-presidentit: Ishte e

Shumë vite më parë, ish-presidenti Bill Clinton u zbulua se ishte në lidhje me Monica Lewinsky, e cila ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Por, më shumë së këdo tjetër, kjo situatë preku bashkëshorten e tij, Hillary Clinton.

Së fundmi, gjatë një interviste ajo ka deklaruar se vendimi më i rëndësishëm që ka marrë, ka qenë ai për të mos shkatërruar martesën.

“Unë mendoj se gjëja më e guximshme që kam bërë ndonjëherë, ishte marrja e vendimit për të mos shkatërruar martesën time”, tha ish-Zonja e Parë në “Good Morning America”.

Chelsea Clinton, e cila ishe ulur pranë nënës së saj për të prezantuar librin e tyre të ri “Gutsy Women”, deklaroi se ndihet më krenare se kurrë për të.

"Oh zot. Unë jam e bekuar nga përgjigjja e nënës sime, saqë jam pa fjalë. Krenari të jem vajza e saj”, tha Chelsea.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1089298,1089297,1089299"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH