Princi Harry dhe Meghan Markle shijuan një natë në një koncert të Jack Johnson këtë javë, duke u filmuar kështu për herë të parë që nga kthimi në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it u panë në koncertin e këngëtarit amerikan, i njohur për hitin e tij të vitit 2006 'Better Together', i cili performoi në Santa Barbara Bowl në Kaliforni.
Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit mbrëmjen e së mërkurës me dhjetë persona të tjerë, me të cilët u panë duke biseduar.
Sipas TMZ, Harry dhe Meghan vallëzuan gjatë koncertit. Sussex-ët u fotografuan edhe me artistë të tjerë, përfshirë këngëtaren Paula Fuga dhe Ron Artis II.
Kjo ishte hera e parë që çifti u shfaq në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në Londër më 19 shtator.
Kujtojmë se pak ditë pas publikimit të një fotoje zyrtare të familjes mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle dhanë përgjigjen e tyre, duke postuar foton e vet./Liberale.al