Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit më Shqipërinë.
Sipas tij, ky hap do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët.
“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Ndërsa më tej, e konsideron këtë hap si “një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurrencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë ?? si ??”.
Sot në mëngjes, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, atë maqedonas Dimitar Kovačevski, si dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa, kujojmë se, në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel nuk kishte asnjë përfaqësues nga opozita. /Liberale.al