Globi

Hakoi llogarinë e Trump në “Twitter” dhe i publikoi fjalëkalimin

Shkruar nga Liberale
Hakoi llogarinë e Trump në “Twitter” dhe i publikoi

Eksperti i sigurisë informatike, Victor Gevers, ka mundur të hyjë në profilin e presidentit amerikan, Donald Trump, me 87 milionë ndjekës në Twitter.

Holandezi ka parë mesazhet private dhe informacionet sekrete të kreut të Shtëpisë së Bardhë duke përdorur fjalëkalimin “Maga2020!”, që është akronim i sloganit të Trump për fushatën elektorale: “Make America Great Again”.

Gevers ka thyer llogarinë e Trump edhe 4 vite më parë duke përdorur fjalëkalimin “You are fired”, në shqip: “Je i pushuar”. Kjo ishte fraza e tij e preferuar në spektaklin televiziv “The Apprentice”.

44-vjeçari holandez, i cili mban nofkën “hakeri etik”, është munduar vazhdimisht të paralajmërojë Shtëpinë e Bardhë dhe FBI-në për lehtësinë e thyerjes së llogarisë së presidentit amerikan, por zëri i tij nuk është dëgjuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH