Globi

Hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin qenin, apeli prekës i pronares: Më ndihmoni të gjej Stelën time

Shkruar nga Liberale
Hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin qenin, apeli

Në Itali, më konkretisht në Romë, vjedhja e qenve është bërë problem i madh.

Rasti i fundit ndodhi dje kur Ilaria Mattiacci në lagjen Torrino Mezzocammino të Romës postoi thirrjen duke kërkuar ndihmë: "Mirëmbrëma, ata hynë në banesën time, në tarracë, ndërsa unë isha në shtëpi dhe vodhën këtë qen femër chihuahua të quajtur Stella. Ju lutem nëse dikush e sheh atë, më kontaktoni menjëherë, faleminderit”.

Një mesazh që lexohet shumë shpesh. Një në çdo shtatë ditë, të paktën këto janë përllogaritjet e vjedhjeve të qenve në Romë, në gjashtë muajt e fundit sipas ankesave të marra nga karabinierët dhe autoritetet shëndetësore veterinare, sipas mediave italiane, një numër i dyfishuar në krahasim me disa vite më parë.

Pas rastit të Benit në fund të majit, i cili u zhduk në mes të ditës një të dielë kur ishte në kopsht, raste të tjera u regjistruan në Casal Palocco (madje hajduti u filmua nga kamerat e vëzhgimit teksa kapte qenin dhe dilte jashtë duke e mbajtur nën krahë sikur të mos kishte ndodhur asgjë).

/Liberale.al/

Poll
SHQIPENGLISH