Aktualitet

Grupi brenda PD kërkon largimin e Bashës, Grida Duma: Nuk duhet të...

Shkruar nga Liberale
Grupi brenda PD kërkon largimin e Bashës, Grida Duma: Nuk duhet

Deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, në radhët e PD, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, foli mbi grupin me figura të njohura të PD, që kërkojnë zgjedhje brenda partisë dhe largimin e liderit aktual Lulzim Basha.

Grida Duma, tha se një kërkesë e tillë në optikën e saj nuk mund të bëhej fill pas zgjedhjeve, pasi kjo kohë, duhet të shfrytëzuar për të analizuar arsyet e humbjes, që sipas saj, janë manipulimi dhe deformimi i votës së lirë të qytetarëve.

Duma tha se nuk është kundër zgjedhjeve brenda partisë, por ai që të vijë të prodhojë ide, e të tregojë hapat që duhet të ndiqen për të larguar të keqen, që sipas saj është kryeministri Edi Rama.

Sakaq, ajo foli dhe për arsyet se përse PD, aktualisht nuk i njeh zgjedhjet, por ka thënë se do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. E gjitha sipas saj, ka të bëjë me konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH