Kryesore

Grenell, akuza të forta ndaj Kurtit: Ekipi i Biden duhet ta ndalojë

               Publikuar në : 18:40 - 02/03/21 liberale

Ambasada e Kosovës në Izrael është bërë një çështje ndërkombëtare. Reagimet kanë ardhur pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili është shprehur se Kosova do të shqyrtojë nëse ambasada do të vendoset në Jerusalem apo në Tel Aviv.

Ish-i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e quan kurtin një anti-amerikan dhe i bën thirrje administratës së Biden që ta ndalojë.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti anti-amerikan Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë antiamerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, shkruan Grenell.

Më herët lidhur me vendosjen e selisë diplomatike të Kosovës në Izrael ka reaguar dhe Turqia, por dhe Bashkimi Evropian. SHBA dhe BE, janë të ndara për vendosjen e ambasadave në Izrael.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back